Lajme

Bleu një pije freskuese dhe doli nga marketi, si u vra me breshëri 42-vjeçari në Lezhë

Detaje tronditëse zbardhen nga atentati i ndodhur këtë pasdite në Lezhë, ku Nikolin Marku (Lekstakaj), rreth 42 vjeç u qëllua me armë zjarri duke mbetur i vrarë. Viktima nuk rezulton me precedentë penalë dhe pista kryesore është ajo e gjakmarrjes.

Zbardhet dinamika/ Bleu një pije freskuese dhe doli nga marketi, si u vraZbardhet dinamika/ Bleu një pije freskuese dhe doli nga marketi, si u vra

Sipas rindërtimit të skenës së krimit, të krijuar dhe nga dëshmitë, viktima ka qenë në një market në Balldre, ku ka blerë një pije freskuese dhe kur ka dale është qëlluar me armë zjarri.

Në market nuk ka pasur njeri përveç shitëses, e cila është pyetur nga policia dhe ka dhënë dëshminë e saj.

Sipas saj, një automjet në lëvizje me dy persona brenda ka qëlluar me breshëri plumbash dhe është larguar me shpejtësi. Dyshohet se dy autorët kanë qenë të maskuar, por njëri prej tyre ka pasur rolin e ekzekutorit.

Autorët e kanë mbajtur nën vëzhgim gjatë gjithë ditës shënjestrën deri sa e kanë qëlluar duke e lënë të vdekur në vend. Ndërkohë që janë sekuestruar nga policia pamjet e kamerave të sigurisë për të zbardhur çdo detaj për vrasjen.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close