Categories Lajme

Blindimi i selisë me forcat e policisë/ Noka i kërkon llogari Gledis Nanos: Kush ua kërkoi që të rrethonit PD?

Deputeti demokrat, Flamur Noka ka dërguar një kërkesë drejtuar drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Në kërkesën e shkruar, Noka ka kërkuar llogari sa i përket pranisë së shumtë të forcave të policisë në selinë e PD-së gjatë datës 11 dhjetor ndërkohë që po mbahej Kuvendi Kombëtar i demokratëve. Kërkesa e bërë nga deputeti demokrat, Flamur Noka drejt drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano:

Gjatë zhvillimit të Kuvendit Kombëtar të partisë Demokratike, ditën e shtunë në datën 11 dhjetor 2021, që nga ora 12:00 deri në orën 18:00 policia ka mbajtur të rrethuar të gjithë perimetrin e selisë qëndrore të PD duke qenë të pranishme forcat special si FNSH, RENEA në kundërshtim me çdo akt dhe normë.

Duke u nisur nga këto fakte kërkojmë informacion nga ana juaj përse janë ndërmarrë këto veprime dhe nga kanë ardhur të dhënat dhe cili është institucioni që e ka kërkuar këtë prani të forcave policore në selinë e PD-së.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME