Lajme

Blinken firmos marrëveshjen e teknologjisë 5G me Ramën

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken, së bashku me kryeministri Edi Rama firmosën sot marrëveshjen për koordinimin e teknologjisë 5G mes SHBA dhe Shqipërisë. Marrëveshja mes dy liderave të lartë u nënshkrua në Bruksel,  ku Rama dhe Blinkin zhvilluan një takim së bashku.

Blinken tha se kështu po vendoset një shembull i fortë lidhur me punën së bashku në raport me teknologjinë e sigurt. “Faleminderit shumë që jeni këtu. Faleminderit për punën që kemi bërë së bashku. Po vendosni një shembull të fortë për të tjerët  sot për nevojën për të siguruar se kur bëhet fjalë për rrjetet më të ndjeshme të teknologjisë që kemi ne të punojmë me shitës të besuar.

Kjo është e rëndësishme dhe një mesazh për ti dërguar të tjerëve. Ajo që është më e rëndësishme jemi mirënjohës për punën që SHBA dhe Shqipëria kanë bërë së bashku në shumë fusha të ndryshme përfshi edhe stërvitjen Defender21.

Presim që të merrni vendin tuaj në Këshillin e Sigurimit. Kemi shumë punë për të bërë edhe atje dhe ky partneritet po behët më i fortë dhe më i thellë dhe ne e vlerësojmë shumë lidershipin tuaj” – tha Blinken. Takimi me Ramën i Blinken vjen vetëm pak kohë pasi ky i fundit, në cilësinë Sekretarit të Shteti shpalli ‘non grata’ ish-kryeministrin Sali Berisha.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: