Categories Covid-19, Lajme

Bllokadë kombëtare për Pashkë në Gjermani

Zgjaten masat e ashpra anti-Covid deri më 18 Prill, Gjermania zgjat sistemin e masave të bllokadave rajonale deri më 18 Prill. I gjithë vendi do të jetë në bllokadë kombëtare për festën e Pashkës nga 1 deri në 5 Prill.

Pas një mbledhjeje të gjatë online me kryeministrat e rajoneve, kancelarja gjermane Angela Merkel tha se në ditët e bllokadës kombëtare të cilat i quajti si “ditë pushimesh të plota” do të funksionojnë vetëm aktivitetet jetike, do të ndalohen udhëtimet festive, ndërsa linjat ajrore do të testojnë çdo udhëtar që hyn në Gjermani që në aeroportin e nisjes.

Ekspertët thonë se ashtu si pjesa më e madhe e kontinentit, edhe Gjermania ndodhet në valën e tretë të përhapjes së koronavirusit.

Infektimet ditore pësuan rënie krahasuar me 24-orëshin e kaluar në vendet më problematike të kontinentit. Megjithatë, krahasuar me një javë më parë niveli i infektimeve është më i lartë, çka vërteton tendencën në rritje të tyre. Franca dhe Greqia vijojnë të përballen me situatë të vështirë me terapinë intensive. Autoritetet në Athinë shtuan kapacitetet me 200 mjekë vullnetarë, por numri i të shtruarve në gjendje të rëndë vijon të rritet me ritme të larta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME