Lajme

Bllokohen 3 peshkarexha me naftë kontrabandë në Durrës, dyshohet se vinte nga Libia

Në Durrës janë kapur tre peshkarexha me naftë kontrabandë. Dy prej tyre kanë qenë me flamuj të huaj dhe një me atë shqiptar.

Sipas burimeve, sasia e naftës ende e papeshuar dyshohet se vinte nga Libia, ndërsa pronarët e peshkarexhave janë shprehur se nafta është për anijet e tyre dhe jo kontrabandë, ndryshe mendon Dogana dhe Policia Kufitare.

Pronarët thonë se janë furnizuar në Libi dhe se kanë dokumenta për sasinë e naftë, dokumenta të cilat po verifikohen nga Dogana dhe Policia Kufitare.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close