
Një sasi prej 8 ton vere është bllokuar në Portin e Durrësit si dhe dy persona janë arrestuar.
Në pranga ka rënë Armand Mimani, 45 vjeç, dhe Çlirim Bregu, 47 vjeç, të dy banues në Tiranë, ky i fundit i dënuar më parë për veprën penale të kondrabandës.
Arrestimi i tyre u bë, më datë 26.12.2018, në kamionin me targë AA142OI/ACR096, që drejtohej nga Mimani dhe në pronësi të subjektit “Uni Trans” me administrator Çlirim Bregu, është konstatuar e ngarkuar midis mallrave të tjera një sasi vere së bashku me ambalazhin me peshë prej 7973.3 kg (vere me shishe), sasi e cila nuk ka qenë e deklaruar pranë autoriteteve doganore italiane dhe shqiptare dhe ka shmangur detyrimin doganor në shumën 1 087 275 Lekë. Subjekti u penalizua edhe me shumën 3 261 825 Lekëve.