fbpx
Lajme

Bllokohet të shtunën “Sheshi Shqiponja”, si të hyni dhe të dilni nga Tirana

Ditën e shtunë ish sheshi Shqiponja do të jetë i bllokuar për shkak të punimeve që po bëhen në atë zonë, në kuadër të projektit të Unazës së Madhe. Për qytetarët rekomandohet që gjatë ditës së shtunë të përdorin rrugët alternative për të hyrë dhe për të dalë nga Tirana, siç është ajo e rrugës së vjetër të Ndroqit, por edhe aksi nga Elbasani për në Rrogozhinë.

Ndërkohë pritet që të ketë një njoftim zyrtar se si do të devijohet qarkullimi rrugor, nga ana e ARRSH-së dhe ministrisë së Infrastrukturës. Prej kohësh ndërtimi i Unazës së Madhe është shndërruar në një stres për trafikun e kryeqytetit, i cili në mëngjes dhe në mbrëmje është veçanërisht i rënduar.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button