Lajme

Bllokohet trafiku për Erdogan/ Aktori Albano Bogdo, sherr me policët (VIDEO)

Vizita e presidentit turk në Shqipëri, Recep Tajip Erdogan ka ndryshuar gjithë rrjedhën e qarkullimit normal të mjeteve në vendin tonë. Për shkak se presidenti kishte shkuar në xhaminë e Et’hem Beut, i gjithë trafiku në rrugën e Elbasanit, u ndal deri në përfundimin e takimit të tij.

Por bllokimi në trafik për orë të tëra ka sjellë acarimin e gjithë drejtuesve të mjetit, mes tyre edhe aktorit të humorit, Albano Bogdo. Ky i fundit ka dalë nga makina dhe duke bërtitur i ka kërkuar efektivët të Policisë që t’i hapte rrugën që të kalonte.

“O legjendë, pse bën sikur nuk dëgjon?! Hape rrugën të kalojnë makinat. Ju q*fsha mu në Erdogan. Hapni pra rrugën që të kalojnë makinat,” – dëgjohet aktori i nervozuar.

Ndërkohë që efektivi i Policisë me qetësi nuk i kthen përgjigje por vijon me punën për të ndarë trafikun në zonë, për t’ju rikthyer normalitetit. Por pikërisht në këtë moment, aktori i afrohet dhe duke e prekur edhe fizikisht, fillon vetë që të drejtojë trafikun: “Hë ç’a do bësh?” Për të qëndruar pranë kolegut të tyre, janë ofruar edhe efektivë të tjerë./dosja.al

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close