Lajme

“BMW”-ja hedh “Benz”-in në kanal në hyrje të Kuçovës, banorët e zonës shpëtojnë shoferin

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të Kuçovës. Burime bëjnë me dije për ABC se një automjet tip “Benz” me targa BR 224 AB është përplasur me një “BMW” me targa AA 529 JH.

Si pasojë e përplasjes së fortë mjeti tip “Benz” ka përfunduar në kanal.  Banorët e zonës kanë arritur të nxjerrin drejtuesin e tij jashtë. Ai është dërguar në spitalin e Beratit dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia po heton për të mësuar shkaqet e plota të këtij aksidenti. m.v/abcnews.al

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: