fbpx
Lajme

Bombolat e gazit, Inspektorët: Nuk ka rrezik nëse respektohen rregullat e përdorimit

Shpërthimi i bombolës së gazit në një fastfood në Yzberisht ka risjelle edhe një herë në fokus problematikën e tregtimit, por edhe të përdorimit të bombolave të gazit në familje. Por për Inspektoratin Shtetëror Teknik, përdorimi i bombolave të gazit nuk është i rrezikshëm nëse respektohen rregullat e përdorimit. Specialistët rekomandojnë blerjen e gazit vetëm tek subjektet e licencuara.

Shpërthimi i bombolës së gazit në një fastfood në Yzberisht ka risjelle edhe një herë në fokus problematikën e tregtimit, por edhe të përdorimit të bombolave të gazit në familje. Nuk kanë qenë të pakta rastet ku si pasojë e shpërthimit të bombolave të gazit ka patur edhe jetë të humbura si dhe dëme të mëdha material.

Por për inspektorin e Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe industrial, Riza Dokaj, përdorimi i bombolave të gazit nuk është i rrezikshëm nëse respektohen rregullat e përdorimit.

Riza Dokaj: Nëse bombola është e sigurt, instalimi është i sigurt dhe përdorimi është nga njerëz që dinë ta shfrytëzojnë atëherë nuk ndodh asgjë nga gazi.

Dokaj thotë se qytetaret duhet që të ndërgjegjësohen, duke i marrë bombolat e gazit vetëm tek subjektet e licencuara.

Riza Dokaj: Gazin po të dish të përdorësh këto elementët e sigurisë nuk ndodh asgjë. Qytetarëve i bëjmë thirrje që bombolat e gazit tja dorëzojnë shoqërive që merren me këtë punë.

Përdorimi i gazit në vendin tonë është rritur ndjeshëm në vendin tonë. Shumë familje dhe biznese e përdorin për gatim dhe ngrohje.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button