Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një informacion, lidhur me bonusin e bebes. Sipas kryeministrit, në 5 muajt e parë të vitit, qeveria ka mbajtur fjalën për bonusin e bebes.
“MIRËMËNGJES
dhe me lajmin e bukur se 15,837 fëmijë të lindur në pesë muajt e parë të vitit, kanë përfituar bonusin e bebes, e me kënaqësinë që deri tani kemi mbështetur mbi 88 mijë familje me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë, ju uroj një ditë të qetë ”, shkruan ai në Facebook.