Lajme

Boom: 52-vjeçarja jeton mes varfërisë: Nuk kam ushqim as për iftar

Në Rubrikën “Shqipëria pa filtra” këtë herë emisioni Boom sjell historinë e trishtë të Flutura Stafës. Problemet shëndetësore dhe ekonomike bënë që në Flutura Stafën t’i drejtohet emisionit Boom. Sikur të mos mjaftonin 3 ndërhyrjet kirurgjikale znj. Flutura, e cila jeton e vetme, ka edhe situatë të vështirë ekomomike.

Ajo shprehet se merr KEMp 90 mijë lekë të vjetra, por ka edhe për të paguar qiranë prej 110 mijë lekësh të vjetra.Kështu, znj. Flutura thotë se nuk merr dot ilaçet që i i nevojiten në këtë gjendje, madje pohon se ka 5 muaj pa i marrë ato për shkak të kushteve ekonomike.

“Jetoj vetëm, kam bërë 3 operacione. Marr KEMP 90 mijë lekë. Vetëm për qira më duhet të paguajë 110 mijë lekë. Kam 5 muaj që nuk marr ilaçet se nuk kam lekë, nuk marr rimbursim. Nuk kam ndihmën e askujt. S’kam as bukë që të ha, ushqehem me tri feta bukë, se jam edhe me Ramazan.

Ushqehem në qendrat sociale. U bëj thirrje shqiptarëve që të më ndihmojnë.” Flutura Stafa nevojë për ndihmën e secilit që mund për t’ia bërë sa më të lehta këto ditë agjërimi në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: