Categories Lajme

“BOOM” – Mensat sociale në Tiranë, vendi ku të refuzohet një pjatë supë

Emisioni investigativ “BOOM” në RTV Ora solli në vëmendje ditën e sotme premtimin e kryebashkiakut Erion Veliaj për mensat sociale në Tiranë.

Në vitin 2016, kryetari i Bashkisë u shpreh se asnjë qytetar në nevojë nuk do ta kalonte ditën pa një vakt të ngrohtë.

Sipas numrit një të Bashkisë ajo që e dallon Tiranën nga qytetet e tjera është njerzilliku.

Erion Veliaj: Ajo që na dallon nga qytetet e tjera, nuk besoj se është asfalti ndërtimet dhe infrastruktura por është njerzillëku dhe fakti që bëjmë për njëri-tjetrin dhe rrëzohemi bashkë. Ne duhet të vazhdojmë me këtë skemë të mensave sociale dhe në disa zona të tjera të Tiranës për tu siguruar që në një qytet të mirë dhe solidar askush nuk do gdhihet dhe ngryset pa një vakt të ngrohtë.

Një i pastrehë shkoi te një nga mensat sociale në Tiranë për të kërkuar një vakt falas sepse ishte i uritur.

Shikojmë se çfarë ndodh.

Punonjësja: Për herë të parë? Je i regjistruar se nuk lejohet?

Qytetari: S’lejohet?

Punonjësja: Jo, duhet të shkosh të regjistrohesh njëher.

Qytetari: Ku regjistrohesh?

Punonjësja: Te zyra tjetër.

Qytetari: Më falni, si regjistrohesh për të ngrenë bukë atje?

Punonjësja: Te punonjësja sociale

Qytetari: Këtu më thanë

Punonjësja: Po, bën kërkesë ngrihet një komision dhe vjen në shtëpi të shikon gjendjen tënde si je.

Qytetari: Ëhëë…

Punonjësja: Keni një procedurë letrash për të sjellë, bën edhe rekomandimin nga mjeku që nuk ke sëmundje ngjitëse.

Qytetari: Po për sot, vetëm për sot?

Punonjësja: Nuk lejohet

Qytetari: Nuk lejohet?

Punonjësja: Jo

Qytetari: Vetëm po më la ajo goca?

Punonjësja: Nuk lejohet, as ajo nuk të lejon.

Qytetari: Mua më thane që haet prandaj.

Punonjësja: Jo, jo. Ka një mori procedurash, duhet plotësohet një dosje e tërë.

Qytetari: Po vetëm sot nuk lejohet?

Punonjësja: Jo, nuk lejohet. Pa dokumenta, pa një regjistrim nuk lejohet te mensa. A fole me gocat andej?

Qytetari: Po, fola.

Punonjësja: Çfarë të thanë?

Qytetari: Që duhet të bej kërkesë.

Punonjësja: Po, është ajo që të thashë edhe unë.

Qytetari: Sot s’bëhet?

Punonjësja: Jo nuk bëhet.

Qytetari: Sikur vetëm këtë vaktin?

Punonjësja: Nuk e kam unë në dorë.

Nga vëzhgimi i “BOOM” rezultoi se për të marrë një vakt nga mensat sociale në Tiranë është e vështirë dhe duhen plotësuar një sërë kërkesash e dokumentesh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME