Categories Lajme

“BOOM” – “Shokët më tallin se ha bukë thatë” drama e familjes Derstila që jeton në një dhomë me dërrasa

Emisioni investigativ “BOOM” në RTV Ora solli këtë të premte në rubrikën “Shqipëria pa filtra” historinë e familjes Erstila nga fshati Derstil i Elbasanit.

Katër pjesëtarët e kësaj familje jetojnë në një shtëpi me një dhomë të improvizuar dhe të ndërtuar nga vetë babai i dy fëmijëve me dërrasa dhe llamarinë.

Këto ditë të ftohta janë të papërballueshme sidomos për fëmijët pasi era dhe shiu futen brenda.

Kryefamiljari Panajot Derstila: Kam jetuar me vëllezërit e ato me nxorrën nga shtëpia. U detyrova të bëj vetë këtë dhomë, por këtu është shumë ftohtë për fëmijët. Edhe jashtë shtetit nuk shkoj dot për të punuar se kam frikë ta lë familjen vetëm këtu. Fëmijët më ngelën sëmurë. Kush ka mundësi për të më ndihmuar edhe me punë do t’i jem shumë mirënjohës.

Përveç kushteve të vështira ku familja po jeton, mamaja shprehet se ka dy muaj që nuk merr asistencë nga shteti.

Mamaja: Fëmijët më sëmuren shpesh. Jemi në gjendje të vështirë ekonomike, po i jap fëmijëve vetëm bukë të thatë, se kemi 2 muaj që dhe asistencën nuk na e kanë dhënë.

Gjendja ekonomike ndikon dhe tek fëmijët. Ata shprehen se shokët e klasës tallen me ta sepse hanë bukë thatë.

“Unë marr në shkollë bukë të thatë dhe shokët më tallin….

Më vjen shumë turp nga shokët. Tani nuk marr më bukë me vete. Kemi frikë kur fryn era natën dhe tunden llamarinat.

Shkoj te mami se ajo me qetëson”.

(Nese doni te kontribuoni keto jane numrat e llogarive)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME