Categories Lajme

“BOOM”: Veliaj bllokoi rrugën dytësore në krah të liqenit. Pronarët: Po i shërben oligarkëve

Pronarët e banesave dhe bizneseve të vendosura në krah të liqenit artificial të Tiranës, kanë denoncuar mbylljen e rrugës dytësore paralel me rrugën interurbane Tiranë-Elbasan nga nënkalimi i liqenit të thatë deri tek diga e parkut të liqenit. Sipas tyre urdhri i nxjerrë nga kryetari i bashkisë Erion Veliaj është tërësisht arbitrar dhe i shërben interesave të oligarkëve të cilët duan të ndërtojnë në këtë zonë.

“Një ditë na vjen një larmërim nga bashkia që thotë se do ta bllokojmë momentalisht rrugën sepse do të bëhet një maratonë. U bllokua rruga dhe pritëm disa ditë kur erdhi një letër nga bashkia me urdhër të kryetarit. Kjo zonë duhet të jetë e bllokuar. Përpara se të bllokohet, ne kemi pasur secili oferta nga biznesmenë të fuqishëm për të blerë pronat tona që kanë pasur refuzimin tonë.Llafet kanë qenë këto, ju nuk na i jepni por ne jua marrim pa dhënë edhe asnjë lekë. Fiks pas pak javësh ndodhi fakti se vinë nën petkun e shtetit ku tregohen interesat oligarkëve”.

Mbyllja e rrugës ka vënë në rrezik edhe jetën e fëmijëve që frekuentojnë terrenet sportive, të cilët hipin e zbresin nga makinat në rrugën interurbane kryesore, duke u bërë burim aksidenti.

“Ai ka bërë krim tek fëmija, sepse të gjithë ata fëmijë që vijnë në terrenet sportive ikin në këmbë ose i pret prindi me makinë në autostradë duke u bërë kështu burim aksidenti. Fëmija kapërcen autostradën për të shkuar në makinë”.

Urdhri i kryebashkiakut Veliaj nuk është konsultuar me pronarët dhe bizneset që preken në mënyrë të drejtëpërdrejtë prej tij, duke i bërë këta të fundit t`i drejtohen edhe gjykatës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME