Lajme

Bora e djeg fare me rastin e 30 vjetorit! Shumë të ftuar VIP, nga Ermal Mamaqi e deri tek Arbana Osmani

Prezantuesja Bora Zemani mbushi 30 vjeçe por ditën e djeshme ka organizuar një festë të madhe ku ka mbledhur miqtë e saj.

Në një ambient të vecantë dhe me stil, Bora Zemani ftoi edhe personazhe të njohur të showbizit, mes tyre edhe Olsa Muhameti, konkurrentë dhe ish konkurrentë të programit të dashurisë që moderon “Për’puthen”.

Ndërkohë Bora ka qenë në qendër të vëmendjes së medias, për shkak të lidhjes së saj me Donaldin, që mori një goditje, pasi aktori nisi një histori të re me Beatrix brenda shtëpisë së Big Brother.

Ajo ka ftuar shumë miq e kolegë, si përshembull Xhensila Myrtezaj, Elita Rudi, Ermali dhe Ami, Bruno dhe Klajdi si këngëtarë.

Normalisht mikesha e saj Semi, Jona Spahiu, Jonida Vokshi, Albana Osmani, Arbana Osmani, motrat Lori dhe Sara Hoxha, Olti Curri, Ervin Kurti, Eraldo Rexho, Bledi Strakosha, Aulona Musta etj.

Sigurisht ka ftuar kolegët kryesor të saj Olsa Muhametin dhe Arjan Konomin dhe gjithashtu shumë prej Përputhasve duke përfshirë pothuajse të gjithë konkurrentët e këtij sezoni. Të sezonit të shkuar janë Ana Kauri,Fation Kuqari, Ana Lleshi e Mevlan Shaba.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: