Categories Lajme

Bordi i heq edhe një 3 lekësh çmimit të naftës

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të tregtimit të karburanteve në vend. Nga vendimi i fundit një litër naftë do të tregtohet më 258 lekë, nga 261 lekë që tregtohej më parë. Në ulje të lehtë është dhe çmimi gazit. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, do të ë jetë 83 lekë/litri, ose tre lekë më pak nga se ishte.

Çmimi i benzinës ka një rritje të lehtë. Një litër benzinë do të jetë 239 lekë në pikat e shitjes me pakicë.

Për të gjithë 5- mujorin importet e naftës shënuan rënie me 6% dhe i gjithë fenomeni u përqendrua në tre muajt e fundit mars-maj, pasi nisi lufta në Ukrainë.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, importet e naftës shënuan në muajin maj rreth 44 mijë tonë, nga më shumë se 54 mijë tonë në të njëjtën periudhë të vitit 2021, me rënie 18%. Kjo ishte rënia më e fortë në krahasim me dy muajt paraardhës.

Operatorët e tregut pohojnë se konsumi po bie çdo ditë. Diferenca nga Shkodra në Mal të Zi është gati një euro dhe shumë makina furnizohen përtej kufirit (edhe me shtetet e tjera kufitare, përveç Greqisë, ka diferenca të larta të çmimeve për litër të naftës).

Edhe turizmi i fundjavës nuk po ndikon në shtimin e konsumit, pasi të gjithë vijnë me serbatorët plot dhe pritshmëritë janë të ulëta edhe për sezonin e verës.

Operatorët thonë se nëse nafta do të lehtësohej nga taksat, të paktën për tre muajt e verës, kjo do të ndikonte në uljen e çmimeve, ndërsa shteti do të arrinte të kompensohej përmes shtimit të konsumit, uljes së evazionit, duke ruajtur njëkohësisht dhe vendet e punës në pikat e karburanteve që me kushtet aktuale rrezikojnë falimentin./Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME