Categories Lajme

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

Është ulur me 3 lekë çmimi i shitjes me pakicë të naftës në vendin tonë. Bordi i Transparencës njofton se një litër naftë, do të shitet me 199 lekë, nga 202 që ishte më parë.

Ndërsa bezina është ulur me 1 lekë duke shkuar në 177 lekë për litër. Çmimi i gazit të lëngshëm mbetet i pandryshuar, teksa do të shitet me 71 lekë për litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot në orën 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Vendim i Bordit të Transparencës 20.12.2022

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 20 Dhjetor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 19.12.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 716, +19 nga data 13.12.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 855, -11 nga data 13.12.2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar ulje të lehtë në 108. 26 (-1.5 nga data 13.12.2022).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 199 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 187 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 177 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 165 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 106 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 20 Dhjetor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj

Turizmi ka vijuar të mbajë ritmin e rritjes dyshifrore që shfaqi në dy muajt e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME