Lajme

Bore në këto zona, si do të ndryshojnë temperaturat ditën e sotme

Orët e para të ditës Sipas MeteoAlb do të dominohen nga vranësira të shpeshta duke sjellë rrebeshe afatshkurtra shiu, ndërsa në zonat malore veriore-verilindore do ketë reshje dëbore.

Parashikohet që kushtet e motit të paqëndrueshëm të vijojnë gjatë gjithë ditës edhe pse herë pas herë do kemi intervale me kthjellime. Nata sjell përmirësim gradual të kushteve atmosferike.

Temperaturat e ajrit ulen ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga -2°C deri në 15°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova Mot i vranët shoqëruar me reshje të pakta shiu e dëbore dominon republikën e Kosovës. Këto kushte atmosferike mbeten gjatë gjithë ditës edhe pse herë pas here do kemi intervale me kthjellime. Gjatë natës do kemi pauz të reshjeve.

Maqedonia e Veriut Moti i paqëndrueshëm që ka përfshirë gjithë vendet e rajonit do të kushtëzojë edhe në MV vranësira të shpeshta dhe reshje shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit, këto kushte atmosferike mbeten deri pak pas mesnatës kur moti kthjellohet.

Rajoni dhe Europa Vijon qendra e Kontinentit në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta.

Ndërsa pjesa më e madhe e Kontinentit do të përfshihet nga masa ajrore të paqëndrueshme duke diktuar reshje shiu në Europën Jugore dhe Ishujt Britanikë por reshje dëbore do ketë Lindja dhe Veriu i Kontinentit

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: