Lajme

Borë në zonat malore të Dibrës, bllokohet aksi i rrugës së Arbrit, “Rrugorja” apel shoferëve

Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në zonat malore të qarkut Dibrër kanë rënë reshje dëbore dhe për këtë shkak, aksi i rrugës së Arbrit, Bypassi Qafë Murrizë është bllokuar përkohësisht dhe subjekti kontraktor po punojnë për pastrimin dhe hapjen e saj.

Për këtë arsye, Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass-Qafë Murrizë, të ndjekin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz.

Policia e Rrugore iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, të shmangin lëvizjet e panevojshme, të moderojnë shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close