Lajme

Boris Johnson do të njoftojë një rritje të pagës minimale në 9.42 paund në orë

Kryeministri britanik Boris Johnson do të njoftojë një rritje të pagës minimale në 9.42 paund në orë, në prillin e ardhshëm. Paga minimale e për ata mbi moshën 23 vjeç do të rritet me 5.7%.

Aktualisht, tarifa për orë për punëtorët në atë grup është 8.91 paudn, ekuivalente me një pagë mesatare vjetore prej pak më shumë se 16,000. Për dikë që punon 35 orë në javë, rritja do të ishte me vlerë prej 928 paund shtesë në vit. Sipas The Times, kryeministri do të pranojë rekomandimet e këshilltarëve të pavarur që paga e fituesve më të ulët të rritet në 9.42 £ në orë. Rekomandimet mbi normën e pagës minimale bëhen çdo vit nga Komisioni i Pagës së Ulët. g.v/abcnews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close