Lajme

BORSH/ Jepet alarmi “SOS”. Disa pronar hotelesh të papërgjegjshëm po shkatërrojnë turizmin!

Situata e krijuar nga disa pronar hotelesh në Borsh, me derdhjen e ujërave të zeza në ambiente publike akoma dhe në det është skandaloze. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit sëbashku me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit e kanë braktisur totalisht mirëvajtjen e turizmit dhe mjedisit.

Po shkatërrohet dhe një nga perlat më të bukura të bregdetit në Jug, plazhi më i madh dhe mahnitës në Shqipëri, plazhi i Borshit. Me vijën bregdetare më të gjatë me mbi 6 kilometra.

Vetë pronar hotelerish që ushtrojnë aktivitete turistike në Borsh, po ankohen se një pjesë e hotelerive po shkatërrojnë mjedisin duke derdhur ujërat e zeza në ambiente publike dhe në det.

Pushuesit po bëjnë ankesa të vazhdueshme duke u shprehur si ka mundësi që askush nuk po shqetësohet për këtë gjëndje të tëmershme. Disa të tjerë shprehen se kemi nga dhjetë vjet që frekuentojmë Borshin se ishte gjithçka natyrale, me plazhe të pastra uji i detit i pastër pa ndotje, dhe tani vetë bizneset po e shkatërrojnë.

Për t’u theksuar është se ndotjen dhe shkatërrimin e mjedisit dhe plazhit po e shkatërrojnë biznese që janë ndërtuar vitet e fundit. Ngelet për të parë nëse instuticionet përkatëse do të marrin masat urgjente për të parandaluar këtë masakër të turizmit dhe mjedisit para se të jetë vonë! Himaranews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: