Categories Lajme

Borxhi publik real i Shqipërisë mund të tejkalojë nivelin 100% të PPB

Përmes një njoftimi për shtyp, Konfindustria ngre shqetësimin në lidhje me rritjen e borxhit publik. Në një njoftim shkruhet se borxhi publik zyrtar i Shqipërisë në vitin 2020 do të tejkalojë nivelin e 86% të PPB, duke përbërë një rrezik serioz për qëndrueshmërinë financiare dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Më tej, Konfindustria thekson se në rast të përfshirjes së zërave të të tjerë borxhi publik real i Shqipërisë rrezikon të tejkalojë nivelin 100% të PPB në fund të vitit 2020.

Konfindustria: Konfindustria vlerëson, se borxhi publik zyrtar i Shqipërisë në vitin 2020 do të tejkalojë nivelin e 86% të PPB, duke përbërë një rrezik serioz për qëndrueshmërinë financiare dhe zhvillimin ekonomik të vendit në afatgjatë. Vlerësimi i mësipërm është mbështetur në përfundimet e analizës të qëndrueshmërisë makroekonomike të vendit për 6 mujorin e parë të vitit 2020 të kryer nga Qendra e Studimeve të Konfindustrisë.

Shkaqet kryesore të rritjes së fortë të peshës së borxhit publik në vitin 2020 janë përkatësisht: – rënia e pritshme prej të paktën 9% e PPB krahësimisht vitit 2019 si pasojë e masave shtrënguese kundër Covid 19, – emetimi i eurobondit 650 milion euro, – detyrimet e papaguara ndaj të tretëve në shumën e të paktën 600 milion euro të raportuara zyrtarisht. Borxhi publik i raportuar në vitin 2019 është afër 9 miliardë euro me vlerë të pranuar 67% të PPB.

Qendra e Studimeve të Konfindustrisë vlerëson, se në përfundimin e mësipërm nuk janë përfshirë shumat prej – 2.2 miliard $ të kontratave PPP të nënshkruara deri tani, – kreditë e parashikuara për përballimin e pasojave të tërmetit të vitit 2019, – detyrimet e shtetit ndaj penalizimit në gjykatat ndërkombëtare si në rastin Becchetti në vlerën e mbi 140 milion euro, etj. Në rast të përfshirjes së zërave të mësipërm borxhi publik real i Shqipërisë rrezikon të tejkalojë nivelin 100% të PPB në fund të vitit 2020.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME