Categories Lajme

Bosi belg i drogës në sitën e SPAK, kompani import-eksporti në Shqipëri

Autoritetet belge kanë vënë në lëvizje SPAK për të hetuar aktivitetin ekonomik në Shqipëri të një bosi droge të akuzuar për trafikun e 1.9 tonëve kokainë nga Amerika Latine.

Belgu rezulton se kishte hapur një kompani në Shqipëri ku kishte dhe hyrje-dalje të shpeshta.

Përmes një letër-porosie prokuroria federale e Brukselit i ka kërkuar SPAK të verifikojë aktivitetin tregtar në Shqipëri të një  bosi droge.

D.L shtetas belg, është arrestuar në tetor të vitit të kaluar në Liezh si drejtues i një organizate kriminale që kishte trafikuar 1.9 ton kokainë nga Amerika latine përmes transportit me kontejner në portin e anversit. Droga fshihej në rroba, goma, qymyr dhe mallra të tjerë dhe më pas nxirrej përmes përpunimit kimik në një laborator që u zbulua nga policia Belge.

Autoritetet atje kanë zbuluar se 43-vjeçari kishte hapur dhe zotëronte një kompani në Shqipëri me aktivitet të gjerë tregtar, nga zhvillimi i teknologjive të reja tek import-eksporti me te gjitha llojet e mallrave dhe produkteve.

Në kuadër të hetimit pasuror autoritetet belge i kanë kërkuar SPAK të kryejë një sërë veprimesh verifikuese për kompaninë në fjalë dhe shtetasin D.L, mes tyre në dogana, kadastër , banka por edhe kontrolle në vendqëndrimet e tij në Shqipëri, përfshirë edhe hyrje-daljet prej vitit 2016.

Për ecurinë e kësaj letërporosie në Shqipëri belgët kanë kërkuar autorizim që të jenë prezent edhe një gjyqtar federal dhe 2 agjentë të policisë. Gjatë 3 viteve SPAK i është përgjigjur qindra letërporosive për ndihmë juridike të autoriteteve të drejtësisë nga shumë vende të euroje dhe më gjerë./euronews albania/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME