fbpx
Lajme

Bota e futbollit në zi, ndahet nga jeta ish kapiteni i Manchester united

Është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare, ish- kapiteni i Manchester united, Maurice Seters. Ai filloi karrierën në Ekseter në vitin 1954, para se të transferohej në Uest Bromuiç sezonin vijues ku u aktivizua deri në vitin 1960. Më pas Seters u transferua te Manchester united për të cilin luajti deri në vitin 1965, ku regjistroi 194 paraqitje për “djajtë e kuq”.

Futbollisti legjendar përfundoi karrierën e tij në 1970 dhe u bë trajner i Çarton nga 1971 në 1974.
Seters udhëhoqi edhe Shefild Uensdej për një sezon dhe ishte asistent në Rotherham dhe ekipin kombëtar të Republikës së Irlandës. Ish-futbollisti i ndjerë u bë i famshëm si futbollist  united, ku ishte kapiten për dy vjet, ndërsa fitoi Kupën e FA në vitin 1963. Ai gjithashtu ishte shoku më i mirë i legjendës Bobi Çarlton.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button