Lajme

Bozo pjesë e PS, Rama:Përfaqësuese e pensionistëve, do na shkulë veshin

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme  Luljeta Bozon si kandidate për deputete në Kuvend. Ai e konsideron këtë kandidim jo vetëm për kontributin e dhënë gjatë periudhës së tërmetit por si një përfaqësuese të kategorisë së pensionistëve, gjysheve dhe gjyshërve.

Ndërkaq gjatë fjalës së mbajtur Rama tha se Bozo do të jetë në Kuvend për t’i shkulur veshin atyre që gabojnë. Ai e cilësoi atë si  një simbol të përpjekjeve solidare të shqiptarëve që u bënë bashkë në momentet e tmerrshme pas tërmetit.

“Nëse dikush mendon se ne morëm paratë me thes në Bruksel dhe erdhën këtu duhet të dijë që paratë e dhëna nga donatorët administrohen po nga donatorët. Projektet I bën Bashkimi Europian. Në gjithë këtë proces ne dhe kemi mësuar. Ne kemi rritur më shumë. Në aspektin që larg qoftë të ndodhë prapë dhe do na jepej mundësia të fillonim aty ku filluam do e bënim më mirë.

Përsosmëria nuk arrihet kurrë por të metat dhe gabime janë të pashmangshme. E rëndësishme është të mos bëjmë të njëjta gabime por të bëjmë gabime të reja. Të falënderoj shumë që u tregove zemërgjerë dhe pasi u mendove nuk the jo për të qenë pjesë e skuadrës sonë të 25 Prillit.

Ne do kemi një përfaqësues të një shtrese të gjerë shoqërore të gjyshërve dhe gjysheve që ka akoma shumë për të dhënë që nga eksperienca e vet jo vetëm si nënë, gjyshe dhe stërgjyshe do jesh një ndihmë e madhe për të na shkulur veshin me kujdes që të mos e na e këpusësh.

Luljeta është simbol i përpjekjes solidare i shqiptarëve që u bënë bashkë në ato momente të tmerrshme dhe mishërimi i ambicies sonë të dëshirës së madhe që skuadra jonë në   parlament të jenë sa më shumë në sinkron me njerëzit. Për herë të parë në këtë histori pensionistët do të kenë njeriun e tyre aty. Kur kam thënë që do kemi njerëz të rinj nuk kam pasur parasysh moshat e reja”, tha Rama.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: