Categories Lajme

Braçe: Hotelet e luksit po bëjnë namin, tatimet ta marrin punën seriozisht

Zv.kryeministri i Shqipërisë Erion Braçe ka qenë i ashpër në denoncimet e tij kundër lokaleve që grumbullojnë njerëz, duke u bërë vatra të rrezikshme infektimi me koronavirus. Ai u ka bërë thirrje organeve tatimore që ta marrin punën seriozisht, pasi hotelet e luksit po bëjnë namin me festa dhe grumbullime njerëzish.

“Boll bëtë politikë krímínale, Kujdesi fillon nga unë dhe ti. Ta fillojmë këtu, nuk fillohet nga institucionet. Problemi më i madh janë politikanët që vendosen mes këtyre fënijëve të harbimit, duke përcjellë mesazhe tërësisht në favor të kësaj sjelljeje dhe jo në favor të sjelljes së rregullt. Hotelete luksit po bëjnë namin, tatimet duhet ta marrin punën seriozisht. Ky është problemi që kemi, jo ku i kam siguruar unë videot. Në rrjetet sociale i keni videot. I keni se edhe i shfaqin për t’i bërë reklam lokaleve të tyre”, tha Braçe ndër të tjera.

Postimi i plote i Braçes: BOLL BERE POLITIKE ME SEMUNDJEN!
SPITALI ESHTE I FUNDIT! Ndaj boll me politike krímínale ndaj spitaleve ku ka aq shume perkushtim, pasion, dashuri, deshire, pune e sakrifica sa kurre nuk i ke pare kund! KJO SEMUNDJE KA RREGULLAT E SAJ E AS QE KANE LIDHJE ME POLITIKEN;
KANE LIDHJE ME TY SI QENIE E PERGJEGJSHME E QE SHPERNDAN KETE PERGJEGJSHMERI;
JO MLLEF, URREJTJE, LIGESI, PROVOKIME, POLITIKEN E ULET TE NJOHUR TASHME!

Jane te thjeshta rregullat;
MBAJ DISTANCE FIZIKE, MBAJ MASKE KUR NUK RRI DOT LARG, LAJ DUART! Kaq!
Spitali nuk hyn ne to!
Spitali eshte i fundit dhe ne te gjithe boten eshte keshtu! Urdhero, shihi keto video te se shtunes mbrema dhe te dieles, vetem pak dite me pare, ne JALE, PALASE, LEKURS!

Perse nuk u flet ketyre?
Cfare tu bej spitali ketyre e prinderve te ketyre? Ta bej qeveria?
Po patjeter, por sa nderhyn qeveria aty ti e quan cenim te lirise kushtetuese,
sa zbaton qeveria masat ligjore aty ti therret per masa ekstreme te papershtatshme per realitetin ekonomik!  pak shishet e shampanjes qe nuk pihen por sperkasin ajrin, njeri tjetrin e pastaj pishinen-si realitet ekonomik!

KY ESHTE PROBLEMI!
Spitali do mbahet fale punes e sakrifices se punetoreve te mjekesise,
por sjellja e tille eshte sfide e ulet ndaj cdo mjeku e infermieri, laboranti, farmacisti, sanitari qe rrezikon jeten per te semure prej harbimit apo te infektuar nga kalamajte e harbimit! Ndaj boll me politiken me semundjen!
Eshte e neveritshme! VO: tani kam dicka me Tatimet;
Shihni kupone ju ke keto vaskat me shishe shampanje?!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME