Lajme

Braçe: Luli i dha vezën deputetit të PD dhe e lëshoi në ‘atentat’

Deputeti i PS, Erjon Braçe ka reaguar pas incidentit në Kuvend, ku kryeministri Rama u qëllua me vezë nga deputeti i PD, Endri Hasa. “Te kesh perpara nje burre dy metra, per me teper qe nuk leviz, te jesh nje meter larg tij dhe, ta qellosh neMajteLulit; Do të thotë që e ke bërë në brekë. Por eshte me e turpshme se kaq; Vezen e ketij e beri nje pule si vet Luli, hyri ne Kuvend pa ju nenshtruar kontrollit te zakonshem, u ul ne vend, thirri kete trimin, i dha vezet dhe e leshoi ne “atentat”; ai po dridhej! A e kuptoni se cfare kryetari opozite ka ky vend apo jo? Por perseri eshte edhe më e rëndë; Thanë dje se nuk po vinin në Kuvend të shpëtonin mandatet por, për hallin e studenteve!

Në fakt janë në Kuvend vec për bythën e tyre, si përhere, PUSHTETIN! Studentët i vranë që gjatë javës; I vranë kur ju cuan partinë me qëllimin e përhershëm-PUSHTETIN; i vranë kur ju morrën erzin dhe në emër të tyre uleritën: JO DIALOG! Mos prisni gjë nga këta, zero! Nuk u bënë asgjë në 8 vite! Ne do tejkalojme cdo kerkese te studenteve. Zgjidhja eshte mbi tavoline! Njesoj sic tek REFORMANEDREJTESI; Dje Keshilli i Larte i Prokurorise, sot Keshilli i Larte Gjyqesor, neser Byroja Kombetare e Hetimit dhe  Prokuroria Speciale kunder Korrupsionit, Keshilli i Emerimeve ne Drejtesi etj.Tamam arsye per ta bere ne brekë” shkruan Braçe.

d.ba.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close