Lajme

Braktiset Meta/ Deputeti Agron Çela largohet nga Partia e Lirisë, pritet t’i bashkohet PS!

Viti i ardhshëm pritet te ketë edhe ndryshime ne konfiguracionin politik të qarkut të Shkodrës. Deputeti Agron Çela, i cili arriti të fitonte mandatin e deputetit nën siglën e LSI në 2021 pritet t’i bashkohet mazhorancsës.

Burimet bëjnë me dije se Cela, është dakordësuar parimisht dhe kjo lëvizje do te behet zyrtare ne ditet e para te Janarit.

Do të jetë vetë kreu i mazhorances që pritet të bekojë këtë lëvizje politike që trazon ujërat në Shkodër por edhe i jep PS një forcë më shumë.

Burime pranë deputetit Çela, theksojnë se tashmë gjithçka është mbyllur dhe pritet vetëm zyrtarizmi i tij duke kaluar ne grupin parlament te PS.

Agron Çela, mori mandatin e 3-te si deputet ne Shkodër, ndërkohë që njëherë gjerësisht si një personat me influence dhe elektorat ne Shkodër. Kjo lëvizje shihet edhe si një karte me shume për mazhorancen për te fituar zgjedhjet e 14 Majit.

Me ardhjen e Agron Çelës, PS-ja në Kuvend bëhet me 74 deputetë dhe koalicioni i majtë së bashku me PSD-në shkon në 78 deputetë.

Në zgjedhjet e 14 majit në Shkodër, përballë Becit do të jetë kryebashkiaku aktual Bardh Spahia, i cili mori mandatin në zgjedhjet e pjesshme të vitit 2022, ndërkohë që ende nuk është bërë e qartë nëse grupimi i Alibeajt do të nxjerrë kandidat.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close