Categories Lajme

Brataj: Koronavirusi nuk është aq vrastar, ka 98% shërim

Edhe pse në Shqipëri nuk ka asnjë rast me koronavirus, mjekët qetësojnë qytetarët duke thënë se në ky virus ka 98% shërim. Skënder Brataj, drejtuesi i qendrës kombëtare të Urgjencës tha në studion e lajmeve në RTV Ora se 80 % e rasteve të infektuara ka kaluar në forma të lehta.

Skender Brataj: Një gjë pozitivie është se në 80% të rasteve të infektuara ka kaluar në formën e lehtë, thjesht me dhimbje  fyti, temperaturë dhe dhimbje koke. Nuk është aq  vrastare, ka 98% shërim. Po të nisemi nga kjo ja kalon edhe gripit si vdekshmëri.

Brataj sqaroi edhe procedurën e karantinimit, që sipas tij vendi përcaktohet në momentin kur shpërthen infeksioni. Ai tha se janë marrë të gjitha masat për të përballuar një situatë të tillë.

Skënder Brataj: Ka dy lloj karantina, karantina preventive është që ju vini nga zona e infektuar nuk keni asgjë por do të rrini 14 ditë. Një apo dy raste mund të ketë në botë që mund ta kenë kryer, të tjerët nuk e kanë bërë. Kjo sepse nëse veprojmë në këtë mënyrë, nga 10 mijë që hyjnë në Shqipëri 5 mijë duhet ti mbyllim karantinë. Në kemi bërë disa skenarë, në momentin që shfaqet pacienti 1 i konfirmuar do të thotë që ky ka 5 të infektuar dhe këta të 5 do të bllokohen. Kjo është karantinë aktive. Qendrat janë pranë spitaleve. Ne si task forcë kemi analizuar disa struktura shëndetësore. Sensi është ku do më lindi vatra e parë dhe karantina përcaktohet në momentin që shpërthen infektimi dhe sipas logjistikës dhe mjeteve do të vendosim në momentin e fundit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME