Categories Lajme

Brataj: Mutacioni i Covid-19, që në shtator

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, foli në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, për mutacionin e ri të koronavirusit, që është përhapur në Britaninë e Madhe.

Brataj tha se ky mutacion mendohet të jetë që nga muaji shtator, ndërsa shtoi se përhapja e infeksionit në këtë masë është shqetësuese.Britania ishte ajo që e pësoi më shumë e ndryshoi rrugën nga goditja që mori. Anglia është nga vendet që bën më shumë sekuencim të virusit, që jep një mundësi më të madhe studimi. Kjo është një avantazh i Anglisë. Pozitiv ngelet fakti që nuk rritet virulenca, sëmundshmëria, që ndryshimet janë të ngadalshme, në krahasim me viruset e tjera. Kjo krijon shumë avantazhe dhe njëfarë qetësie.

Cdo shtet merr masat e veta. Duke parë që ky variant u zbulua në disa vende, do të thotë që numrat janë më të mëdha. Ky mutacion mendohet se është nga shtatori, nuk është sot. Përhapja e infeksionit në këtë masë normal që është shqetësuese, aq më tepër kur i shtohet edhe ky mutacion”, tha Brataj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME