Covid-19Lajme

Brataj ngre alarmin: Me ardhjen e turistëve, varianti “Delta” do të jetë prezent edhe në Shqipëri

Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka thënë sërish se në Shqipëri nuk është konfirmuar asnjë rast me variantin “Delta”, por me ardhjen e turistëve shumë shpejt mund të jetë prezent edhe në vendin tonë.

“Deri në këtë moment nuk ka të konfirmuar asgjë për sa i përket variantit ‘Delta’. Besoj se shumë shpejt do të vij tek ne, fakti që jemi disi të qetë është fakti se nuk ka raste, por lëvizja e qytetarëve dhe rastet në Rajon, do të shfaqet dhe në vendin tonë. Mutacioni “Delta” i COVID-19 dhe është varianti indian”, u shpreh Brataj.

Më tej Brataj zbuloi edhe disa nga simptomat e këtij varianti, ku tha se përhapet me shumë shpejtësi dhe se ngjan me gripin normal. Sipas tij dhimbjet janë njëlloj me ato të Covid, por në ndryshim, nuk humbet shijen dhe nuhatjen.

“Që nga prilli i këtij viti me hyrjen e variantit ‘Delta’ dhe ka një ndryshim për sa i përket përhapjes dhe periudhës së inkubacionit, ka më shumë ngjashmëri me një ftohje normale, është me dhimbje koke, dhimbje fyti, rrufë dhe sekrecione dhe është i ngjashëm më ftohjen.

Një interpretim i gabuar i këtyre simptomave është me pasoja. Nuk përsëritet simptoma e humbjes së shijes dhe nuhatjes që ishte tipike i variantit të parë COVID.

Nuk është më agresiv, por ka një përhapje të madhe, pasi përhapet me rrugët e frymëmarrjes, nëse dikur duheshin 15 min në këtë kohë, flitet se koha është shumë e shkurtër në krahasim me më parë, mjaftojnë pak minuta të infektohesh dhe të përhapet virusi.

Është tipike si gripi të shfaqen simptomat. Me shfaqjen e simptomave menjëherë duhet të bëni testin”, tha Brataj në Report Tv.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: