Lajme

Brataj qetëson qytetarët: Masat e marra kanë dhënë efekt

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve gjatë ditës së sotme, publikoi shifrat e shtrimeve në spital që nga 8 Janari. Brataj u shpreh se gjatë Shkurtit shtrimet në spitale u rritën duke tejkaluar mbi 100 shtrime në ditë, por masat e marra përpara dy javëve kanë dhënë efekte dhe shifrat kanë rënë sërish nën 100. “Fakti pozitiv është kontrolli pozitiv i indikatorëve ku ka një ulje të thirrjeve ditët e fundës.

Numri i shtrimeve në spital ka kaluar nga 44 që ishte më 8 Janara në 100 shtrime gjatë Shkurtit dhe duke arritur pikun në 118 më pas. Numri i shtrimeve ka rënë nën 100 duke bërë të kuptojmë se masat e marra dy javë më parë kanë sjellë një ulje të numrit të shtrimeve. Situata vijon të kryesohet nga Tirana dhe më pas qytetet e tjera. Këto janë të dhënat e deritanishme që janë grumbulluar nga Qendra e Urgjencës Kombëtare”, tha Brataj.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: