Categories Covid-19, Lajme

Brataj viziton të infektuarën: Kur t’mos kemi vende do t‘i trajtojmë në hotele e oborre si gjithë bota

Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj ka dalë në terren për t’u kujdesur për të infektuarit me koronavirusit. Brataj vizitoi një paciente me COVID-19, ku edhe deklaroi se personeli mjekësor do të jetë pranë qytetarëve në këtë situatë të pandemisë. Në pamjet e publikuar në rrjetin social “Facebook” shihet momenti i ngjarjes që nga komunikimi i parë me 127 për të vijuar me tej kontrollin mjekësor të pacientit të prekur me koronavirus. Siç duket nga pamjet, me frymëmarrje disi të vështira e moshuara merr trajtim për koronavirus në shtëpi nga mjeku Brataj. Brataj tha se që nga fillimi i pandemisë janë bërë  mbi 623 mijë thirrje në urgjencë.  “Mbi 11 mijë vizita për COVID-19 janë realizuar në banesë.  Kur kam ardhur shërbimi i Urgjencës ishte i fragmentuar. Nuk kishim kapacitetin se sa njerëz kishin nevojë për njësi mjekësore”, u shpreh ai.

Ndërkohë Brataj shpjegoi edhe ndryshimet që ka pësuar Urgjenca, për të cilat u shpreh se sot autombulacat janë kthyer në minispitale. Ndërsa sa i përket kritikave të shpeshta për ezaurim të hapësirave, Brataj tha se vendi nuk ndodhet në fazën e ezaurimit, ndërsa shtoi se edhe nëse kjo do të ndodhte, pra nëse do të eazurohen kapacitet e spitaleve Covid, atëherë edhe mund të trajtohen në ambulancë, hotele… “Nuk jemi në fazën e ezaurimit. Kur t’i mbushim të gjitha do t‘i trajtojmë në ambulancë, hotele nëpër oborre siç po bën gjithë bota”, u shpreh Brataj.

Sakaq Brataj shtoi: Kur filloi pandemia, kërkuam menjëherë shtesë të personelit, kërkesë që u aprovua menjëherë. Të gjithë pacientët me COVID transportohen nëpër spitale vetëm nëpërmjet 127. Në total u bënë 45 persona shtesë dhe me hapjen e Covid2 lindi nevoja për transportimin e pacientëve.

Deri tani janë ezauruar disa nga skenarët dhe tani jemi te skenari Covid3. Sistemi i oksigjenit të ambulancës nuk ka qenë asnjëherë ë Shqipëri. Sot këto autoambulanca janë minispitale. Kur hyn tek Covid-et në Tiranë do të krijohet edhe një radhë. Nuk jemi në fazën e ezaurimit. Kur t’i mbushim të gjitha do t‘i trajtojmë në ambulancë, hotele në për oborre siç po bën gjithë bota. Nuk mund ta imagjinoj dot se ku do të ishim nëse kjo situatë do të na gjente në situatën e dikurshme, ku nuk kishe ku ta regjistroje pacientin. Në këtë sistem të regjistruar unik, nuk mund të bësh ndërhyrje. E pamë që mjekësia, mjekët, janë duart e fundit ku ne kalojmë”, tha më tej Brataj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME