Lajme

‘Bregdeti ynë’ shkatërron 22 ndërtesa në Sarandë dhe Ksamil. IKMT rinis operacionin pas sezonit

Kjo verë e nxehtë u shoqërua në disa raste me operacione në disa zona bregdetare të vendit për prishjen e ndërtimeve pa leje. Në vijimësi të operacionit të qershorit, ditën e sotme në qytetin e Sarandës ka rinisur operacioni “Bregdeti ynë”. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ka shembur 22 ndërtime të paligjshme në qytetin bregdetar.

Fillimisht operacioni ka nisur me shembjet në kurorën e qytetit dhe më pas do të vazhdojë edhe brenda tij. Deri tani, 22 objekte janë prishur nga IKMT, 6 në qytetin e Sarandës dhe 16 të tjera në Ksamil.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: