Categories Lajme

“Brenda majit të gjithë punonjësit marrin pagën”/ Klosi: Hapja e sezonit turistik e kujdesshme dhe në kohën e duhur

Investimet që kemi bërë në turizëm si dhe menaxhimi i mbarë që i bëmë pandemisë, na bën që sot të jemi të gatshëm të bëjmë konkurrencë me vendet më të fuqishme në sektorin e turizmit. Pra të konkurrosh Greqinë, Kroacinë, Malin e Zi, konkurrosh Turqinë, Italinë në sektorin e turizmit është një arritje e madhe”, tha sot ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi gjatë një interviste televizive.

Duke folur për sezonin turistik në situatën e pandemisë, Klosi tha se do presim çfarë thonë mjekët dhe ekspertë në lidhje me pandeminë, pasi turizmi nuk është lejuar në asnjë vend.

“Por nëse do të çedojmë nga kjo situatë e kontrolluar dhe të themi se nuk na prek COVID-19, se jemi nga Vlora mund të dëmtohemi shumë dhe të bëjmë gabime që mund të na shkatërrojnë këtë gjë të mirë që kemi arritur. Prandaj le të jemi zbatues të atyre çfarë thonë  mjekët, të shikojmë se çfarë ndodh në vendet e rajonit dhe plazhi akoma nuk është lejuar në asnjë vend. Po përpiqemi fortë që të kemi një situatë të kontrolluar dhe jo të dalë nga kontrolli e cila pastaj do na çonte në një situatë të vështirë. Le të themi se të gjithë këto masa i marrim për jetën e njerëzve, nëse harrojmë se nuk është pandemia harrojmë shumë gjëra të tjera. Mos të harrojmë se jemi në një situatë të jashtëzakonshme dhe të ruajmë, rregullin për të ruajtur jetën e njerëzve”, tha ai.

Klosi shton se “ne e dimë situatë edhe problemet, nevojën që kanë hotelierët për një kohë përgatitore, prandaj kemi nxjerrë dhe protokollin dhe jemi në një proces diskutimi se çfarë masash do marrim. Në momentin e duhur do hapemi të kujdesshëm. Dhe të shkojmë në një situatë të qetë në qershor-korrik-gusht që të jemi të sigurt që të bëjmë plazhet në rregull. Jemi në kushte ku pandemia është aktive dhe duhet të shpëtojmë jetën e njerëzve, pastaj do shikojmë dhe rregullat si do ecim dhe do procedojmë”.

Duke folur për pagë e luftës në mbështetje të sektorit të turizmit Klosi tha se 130 mijë persona kanë marrë pagën e luftës dhe brenda muajt do ta kenë marrë të gjithë punonjësit në sektorin e turizmit.

“Përsa i përket pagave të luftës paketa e dytë e mbështetjes  i dha mbështetje 100% të gjithë strukturave hoteliere për marrjen e pagës së luftës. Pjesa më e madhe e kanë marrë pagën e luftës, ka raste që nuk e kanë marrë kanë pas probleme. Brenda muajt maj të gjitha atë që u takon paga e luftës do ta marrin. Edhe sot janë shpërndarë paga në llogari bankare të secilit punonjës dhe kjo ka qenë filozofia e dy paketave të para që të mbështesim ata më në nevojë dhe paga e luftës do të shkojë të të gjithë ata që e meritojnë. Paga e luftës është 400 mijë lekë dhe e kanë marrë deri para pak ditësh 130 mijë vetë”, tha Klosi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME