Categories Lajme

Brenda muajit miratohet amnistia për të dënuarit, Gjonaj: Ja kategoritë që do të përfitojnë

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj deklaroi sot se brenda këtij muaji do të miratohet projektligji për amnistinë e të dënuarve. Por, Gjonaj theksoi se këtë vit do të ketë më pak të burgosur që do të përfitojnë. “Ministria e Drejtësisë e ka depozituar propozimin e saj në Këshillin e Ministrave dhe Këshilli i Ministrave do ta miratojë ditët në vijim, duke përfshirë të gjitha kategoritë që ne i kemi pasur më shumë prioritet, sikur janë gratë, të miturit dhe të moshuarit. Ende nuk ka një përllogaritje përsa kohë është i ndryshueshëm numri dhe lidhet me disa kritere që kanë të bëjnë me vitet e mbetura të dënimit të pakryer apo dënimit të marrë nga gjykata, por është një numër, pak më i vogël në krahasim me amnistitë e kaluara” tha ajo. Herën e fundit që pati amnisti për të dënuarit ishte viti 2016.Më pas ministrja u ndal te sistemi 41-bis në burgje duke thënë se do të ketë një strukturë që do të garantojë dhe kryejë mbrojtjen e posaçme të atyre punonjësve, drejtuesve të policisë së burgjeve, apo drejtuesve të institucioneve në rastet kur do të kenë kërcënime apo do të gjenden përpara rrezikshmërisë. “Ne si Ministri Drejtësie kemi ndërmarrë një hap të rëndësishëm atë të regjimit të posaçëm 41 bis ku kemi synimin të rekrutojmë një staf adekuat sipas standardeve europiane. Për këtë nismë të re mjaft të rëndësishme dhe që bëhet për herë të parë në sistemin penitenciar, kërkojmë një trajtim më adekuat dhe më special të punonjësve. Lidhur me efektet financiare që sjell trajtimi i njëjtë i punonjësve të policisë në burgje, dëshiroj të theksoj se është punuar dhe bashkërenduar me MFE mbi tabelën e efekteve financiare mbi kalkulimin dhe rritjen e pagës.Kjo gjë është parashikuar edhe në buxhetin e 2020. Këtë objektiv ne e kemi të parashikuar edhe në draftimin/hartimin e projekt-ligjit për Policinë në Burgje, në të cilin parashikojmë një trajtim të njëjtë sipas kategorizimit të pagës me punonjësit e Policisë së Shtetit në relacionin shoqërues ku për pagën e gradës llogariten rreth 305.6 milion lekë të cilat konsistojnë në: pagën e gradës rreth 136.5 milionë lekë, shtesën për vjetërsi rreth 49.1 milionë lekë dhe shtesën për kushte pune rreth 119,9 milionë lekë. Këto efekte shtesë do të shtrihen në të tre vitet e PBA-së 2020-2022 sipas përcaktimeve të nenit 59 të projektligjit, sipas planifikimit vijues: a. rritja e pagës për gradë, do të fillojë me hyrjen në fuqi të ligjit; b. shtesa për vjetërsi pune, do të fillojë efektet më 1 janar 2021; c. shtesa për natyrë të veçantë pune, do të fillojë efektet më 1 janar 2022” theksoi ministrja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME