Një breshkë 23 kg ka rënë në rrjetat e peshkatarëve të Orikumit, në Vlorë, ditën e djeshme. Breshka e llojit “Kareta Kareta” është rikthyer në brigjet e Orikumit. Ulja e temperaturave ne vendet ku ka habitatin ka bërë që të rikthehet në brigjet e Vlorës. Ajo po mbahet momentalisht në qendrën e peshkimit Orikum ku specialistët po kujdesen për shëndetin e saj. Breshka më pas do të niset drejt Turqisë për arsye studimore.
Categories
Lajme