
Breshkat në rrezik për jetë nga ngrënia e plastikës në oqean;ato mund ta gëlltisin atë sepse besojnë se është ushqim.Breshkat jeshile kanë shumë më shumë gjasa të konsumojnë gjëra plastike të cilat janë jeshile, të zeza apo të tejdukshme. Shkencëtarët tani thonë se breshkat i ngatërrojnë këto me barin e detit që hanë, duke i futur ato në rrezik të veçantë nga qeset plastike të shportave, çantat dhe gjithqka që rezulton të jetë plastike.Tashmë iështë e njohur që breshkat të cilat ndërrojnë lëkurën hanë qese plastike, sepse i ngatërrojnë ato me kandilat e detit.
Zbulimi i një specie tjetër të breshkave, dieta e së cilave i bën ato të tërhiqen nga plastika erdhi pasi studiuesit ekzaminuan breshka të gjelbërta të ngordhura të gjetura të lara në plazhe në Qipro. Plastika u gjet në të gjitha breshkat, nga aty mund të ekzaminohej që trupi i tyre përmbante 183 copa të ndara. Emily Duncan, autori i parë i studimit nga Universiteti i Exeter, tha: ‘Hulumtimet e mëparshme kanë sugjeruar që breshkat që ndërrojnë lëkurën hanë plastikë qe i ngjan kandilit të detit, dhe ne donim të dinim nëse një gjë e ngjashme mund të ndodhë me breshkat e gjelbra.Breshkat e detit janë kryesisht grabitqarë të aftë të zgjedhin ushqime sipas madhësisë dhe formës, dhe në këtë studim gjetëm prova të forta që breshkat e gjelbërta favorizojnë plastikën e madhësive, formave dhe ngjyrave të caktuara.
Plastika tani gjendet në oqeane në çdo cep të botës, me pothuajse gjysmën e balenave, delfinëve dhe specieve thuhet se e kanë gëlltitur atë. Studiuesit, gjetjet e të cilëve janë botuar në revistën Shkencore, gjetën kryesisht fije plastike me fletë metalike, të cilat dukeshin shumë si alga dhe bari që e hanë breshkat, të cilat ishin të zeza, jeshile ose të tejdukshme. Kafshët tentuan të shmangin gjëra të forta plastike me ngjyrë të kuqe, portokalli, blu, gri ose të bardhë.
Profesori Brendan Godley, i cili udhëheq këto hulumtime tha : ‘Kërkimi si kjo na ndihmon të kuptojmë se çfarë breshkat e detit janë duke ngrënë dhe nëse disa lloje plastike janë duke u gëlltitur më shumë se të tjerët.Është e rëndësishme të dini se cilat lloje të plastikës mund të jenë një problem i veçantë, si dhe të nënvizoni çështjte që mund të ndihmojnë në motivimin e njerëzve që të vazhdojnë të ndikojnë në uljen e konsumit të përgjithshëm të plastikës dhe pasojave që ajo shkakton.”