Lajme

Britania si Kosova: Letër ngjitëse tek targat për të hyrë në BE!

Vetëm kështu do të mund të lëvizin drejt një vendi europian. Udhëzimet e reja që i kanë hutuar britanikët, përkojnë me ditët e ngërçit për targat në veri të Kosovës, një situatë kjo e cila u zgjidh, të paktën përkohësisht përmes bisedimesh të ndërmjetësuara nga BE-ja, me vendosjen e letrave ngjitëse në automjetet e secilës palë kur kalojnë në territorin tjetër.

Tani, me dicka të ngjashme po përballen dhe anglezët. Kjo pasojë e Brexitit do t`i kushtojë atyre 1,5 paundë.

“Shoferët duhet të mbajnë mend se numrat e targës mbi sfondin blu dhe shkronjat “GB” në krah të tyre pranë yjeve të verdhë europianë, nuk janë më të vlefshëm”, thanë zyrtarët vendas. Sipas BBC-së, do të ketë gjoba të ndryshme nëse këto rregulla nuk respektohen. Ata që refuzojnë t`i hiqen targat e vjetra, rrezikojnë të mos hyjnë dot në disa vende europiane.topchannel

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: