Lajme

Britania u ngre “kurth” emigrantëve të paligjshëm në Francë

Britania e Madhe do t’i paguajë Francës 80 milionë euro si ndihmë për të parandaluar emigrantët e paligjshëm që shfrytëzojnë brigjet franceze për t’u hedhur në Angli.

Shuma është pjesë e marrëveshjes së re të nënshkruar mes dy ministrive të brendshme. Ministrja britanike e Brendshme, Priti Patel e mbrojti marrëveshjen, por drejtuesit e pushtetit lokal në Calais të Francës thonë se këto para nuk do të kenë asnjë ndikim, pasi vija bregdetare franceze është shumë e gjatë dhe e pamundur që të patrullohet e gjitha.

Numri i emigrantëve të paligjshëm që kanë hyrë në Angli përmes Kanalit të Le Manshit në gjashtë muajt e para të këtij viti ka tejkaluar numrin total të tyre për vitin 2020.

Marrëveshja është kritikuar edhe nga deputetët konservatorë të partisë së Boris Johnson.

“T’u japësh francezëve më shumë para për të bërë atë që po e bëjnë shumë keq deri më tani, nuk do të zgjidhë asgjë”, deklaroi deputetim Tim Loughton.

Ministrja Priti Patel e mbrojti vendimin dhe tha se ndërhyrja e autoriteteve franceze ka shpërndarë pikat e nisjes në të gjithë vijën bregdetare të Francës dhe nisjet nuk janë më të organizuara në anije të mëdha nga Calais, por përmes varkave të vogla, shpesh edhe artizanale.

Kjo është marrëveshja e dytë mes Britanisë së Madhe dhe Francës me këtë objekt. Në të parën, Londra i pagoi Parisit rreth 35 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: