Categories Lajme

Bruksel/Akuza për blerje votash, Rama:20 persona po hetohen nga prokuroria

Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme nga Brukseli për akuzat e shitblerjes së votave në Shqipëria. Ai është shprehur se rreth 20 persona janë në proces hetimi për këtë akuzë nga Prokuroria.

‘Dua të shtoj që është mjaft mbreslënëse, të dëgjoj një deklaratë kaq të pabesueshme që askush nuk është hetuar asgjë nuk ka ndodhur më parë. Ka 20 persona të ndjekur nga prokuroria, për blerje votash, që tani që flasim janë në proces e sipër që janë të dyshuar nga të gjitha partitë, ndaj është mbreslënëse.’- tha Rama.

Teksa, këtë e kanë komentuar gjithashtu edhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Joseph Borrell dhe komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi gjatë konferencës ku kanë vlerësuar dhe situatën  parazgjedhore.

Përgatitjet për zgjedhje janë në proces. E kemi inkurajuar kryeministrin që të ndjekë të gjitha aspektet e OSBE Odihr. Sa i takon çështjes specifike të blerjes së votës, raporti i fundit i Komisoinit për Shqipërinë theksoi rëndësinë e një hetimi të është dhe transparent të akuzave. Vendimi i këshillit në mars 2020 theksojnë se nisja e proceseve gjyqësore për ata të blerjes së votës duhet shikuar”, tha Borell në fjalën e tij.

Ndërkohë komisoneri Varhelyi theksoi rëndësinë e zbatimit në terren të atyre që tashmë janë arritur nga forcat politike në Shqipëri.

“Përveç asaj që tha përfaqësuesi i lartë ne po i afrohemi zgjedhjeve që janë përgatitur në një mënyrë tërësore. Kemi pasur një marrëveshje midis partive. Ky është tashmë një element i ri krahasuar me zgjedhjet e mëparshme dhe kjo sjell garanci. Kjo reformë në përputhje të plotë me parimet e OSBE. Kjo u vijua nga opinioni i Komisionit të Venecias që ranë dakord ta zbatonin plotësisht. Shtesa e tretë e garancisë është pjesëmarrja e vëzhguesve në zgjedhje. Nga ana jonë do të ndihmojnë që vëzhguesit të jenë të pranishëm. Garanci të mjaftueshme ofrohen në sistem.

Siç edhe ju pyetët për blerjen e votës do të shikojmë në terren se ç’masa të merren. Ne duam që ligji të zbatohet. Sa i takon pyetjes që lidhet me rastet e nivelit të lartë të korrupsionit është diçka që e kemi biseduar dhe Shqipëria po bën përparim të qëndrueshëm. Nuk ka dyshim që tani na duhet të shikojmë emërimet dhe funksionin e këtyre organizmave. Kur përmenda nevojën për të ndërtuar më tej bilancin këtë kisha parasysh, edhe rivlerësimi i gjyqtarëve duhet të vazhdojë. Kjo ka qenë qasja e këtij komisioni që na duhet të bëjmë përparim në terren”, tha Komisioneri për Zgjerimin./Opinion.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME