Lajme

Bujar Leskaj me banorët e Kropishtit: Do të jemi shërbestarë për zgjidhjen e halleve tuaja!

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun Vlorë, Bujar Leskaj ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me banorë të fshatit Kropisht të Selenicës.

I shoqëruar nga kryetari i Partisë Demokratike për degën e Selenicës, Sezai Balili dhe ish-kreu i bashkisë Selenicë Përparim Shametaj, Leskaj ka shpalosur programin e Partisë Demokratike që ndikon edhe në këto zona rurale, siç është programi për bujqësinë, ekonominë, infrastrukturën etj.

Ndërkohë, banorët e Kropishtit kanë shprehur indinjatën e tyre për lënien në harresë për 30 vitet e demokracisë. Një fshat që sot nuk ka as ujë, as rrugë e as drita, teksa mungesa më e madhe e fshatit është ajo e fëmijëve, e te rinjve.

Banori: Ata që janë pas Edi Ramës nuk janë socialistët, janë rilindasit e Edi Ramës dhe ai e ka sjellë në këtë gjendje vendin tonë. Unë e shikoj tek xhepat e mi dhe çuditem me një gjë, sepse thotë që se kam rritur energjinë elektrike. Kur unë paguaja 7 lekë me Sali Berishën, tani paguaj 9.

Këta e kanë shtyrë vagonin mbrapa, kjo nuk do as mend as kalem. Çdo shqiptar çdo qytetar me dy fije mend do votojë për veten e tij do votoj për fëmijët e tij, do votojë për të ardhmen e tij. Llogarite sesa kemi ngelur, ku është elita? Është larguar elita. Po i’u largua elita një kombi, kombi është i destinuar të humbas, të vdesë, të mbaroj, kush e largoi? Një armë kemi, një herë në 4 vjet, ajo është vota jonë.

Një banor tjetër: Kemi 30 vjet zero sherbim, jemi vend dhe popuj, këto janë shërbime që i kemi bërë me gjakun e fëmijëve. Kanë dalë jashtë, kanë punuar kanë derdhur djersën sepse mendojnë se ky vend do bëhet sot do bëhet neser. Kurrë mos u bëftë rruga as ne Lumin e Vlorës, as në sheshin e Flamurit që e kanë bërë si sheshit e shejtanit, 100 herë e kanë prishur hedhin djersen tonë atje, prish kthe prapë bëj prapë.

Mua nuk më duhet fare, unë jetoj në Kropisht, këtu e kam sherbimin zero, taksat i paguaj të gjitha, drita, ujë, taksa toke, të gjitha që kemi i paguajmë , i likuidojmë. Jemi njerëz të rregullt që ushqehemi me punën tonë. Jemi ne hall Bujar, jemi shume në hall.

Banori tjetër: Nga shteti nuk përfaqësohemi, jemi vetëm këtu, jetojmë kështu…, vijnë dhe na gënjejnë thonë do bëjmë këtë do bëjmë atë …kalojnë. Ujera të zeza s’ka, ujë fshati s’ka, rruge për fshatin që të interesohet njeri s’ka, vetëm vijnë e gënjejnë. Sërish një tjetër banor: Ne tani jemi moshë e tretë as punë duam, as mavri nuk duam, por një rrugë për të na çuar në varreza duam, po një pikë ujë për të njomur buzën e duam. O zoti Bujar ti je djalë i mirë, po ishalla hidh një dorë dhe këtej. Po ca të them unë të flasin dhe shoket e tjerë …dalci me fitore.

Një tjetër banor: Për rrugen po na gënjejnë dhe disa atje poshtë kanë ikur për buken e gojës, me kamion djali ketu, me kamion 15 mijë euro, nuk kishte punë dhe iku.. Më ka lënë mua shikoj nga…
Hajde për të çuar një tubo sobe marr këta djemtë e rinj këtu, për të çuar një tubo sobe, për bukë goje. 12 veta jashtë shtetit, 2 këtu, jemi të tërë calash dhe sakater, kaq kisha unë o Bujar. Hidhi sytë këtej nga ne.)

Leskaj ka garantuar banorët, se si djalë i zonës, zotohet t’i jap fund problemeve jetike qe kanë këta banorë. Leskaj ka shtuar se pas ardhjes në pushtet, çdo rikthim në zonë do jetë pas një arritje dhe një investimi te kryer.

“Përkushtimin tim të shokëve të mi, deputetëve të Partisë Demokratike, të drejtuesve të partisë Demokratike, për t’u përpjekur maksimalisht si shërbestar për zgjidhjen e halleve tuaja. E para, problemi i azhornimit të tokës do zgjidhet kjo është një gjë buroktratike.

E dyta, programi i partisë Demokratike e shpreh qartë qe çdo fermer që punon tokën nuk paguan taksën e tokës. E treta , këto janë pjesë e programit të Partisë Demokratike të programit që garanton 100 milion euro për cdo fermer dhe 50 milion euro investime në zonë. Unë ju premtoj juve që do bej maksimumin dhe besoj do ta arrij edhe për problemet e infrastrukturës, në veçanti për rrugën që ju keni, apo furnizimin me energji elektrike dhe me ujë.

Nuk kam ardhur këtu me atë kostumin e atyre që mund të kenë ardhur para meje dhe ju kanë harruar, besoj dhe ju premtoj qe do vij shumë herë këtu.. dhe ccdo herë që do vij, ne do kemi nga një arritje shtesë, nga një shërbim që ne si Parti Demokratike do t’i bëjmë zonës, si pushtet qendror duke bashkëpunuar ngushtë me pushtetin vendor. Më u rëndësishëm se premtimi është mbajtja e fjalës, më i rëndësishëm sesa fjalët e bukura është puna, përkushtimi për komunitetin dhe unë dua t’ju garantoj, që unë personalisht por edhe ekipi i kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike, garantoj që do të realizoj ato që do të premtoj dhe do premtoj ato qe realizohen.”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: