Categories Lajme

Bujar Leskaj prezantoj programin e PD përpara mjekëve të Vlorës

Kordinatori i PD Bujar Leskaj së bashku me kryetarin e PD dega Vlorë, Genc Deromemaj dhe sekretarin Gjergj Nika, prezantuam përpara mjekëve, infermierëve, stomatologëve, farmacistëve, laborantëve të Vlorës programin e Partisë Demokratike “Shqipëria fiton Shëndetësinë” dhe prezantuam gjithashtu organiyatoren e takimit, kandidaten për deputete znj. Nada Daullja, e cila është një mjeke e spikatur, me vlera të larta profesionale, por edhe me një kontribut të veçantë në PD në këto 8 vite.

Në prezantimin u theksua se programi i PD për shëndetësinë është një program gjithëpërfshirës, që në qendër ka pacientin, mjekun, infermierin.

Dhe nuk është një program dosido, por një program i vërtetë, i menduar mirë, me angazhime specifike që ndryshe nga Rama, ne do t’i përmbushim.

Jo premtime boshe dhe as me ëndrra që nuk do të bëhen kurrë realitet.

Është një plan që do të ofrohet dhe ekzekutohet nga Basha dhe qeveria e PD menjëherë pas zgjedhjeve.

Në programin e PD për Shëndetësinë në qendër është pacienti, paraja ndjek pacientin. Kjo do të thotë që rimbursimi i barnave do të bëhet në bazë të diagnozës, në mënyrë që asnjë pacient që ka nevojë për një ilaç të veçantë, të mos mbetet pa e marrё kёtё mjekim”.

Në fjalën e saj Nada Daullja falenderoi kolegët që ishin pjesëmarrës në takim dhe foli hollësisht për programin e PD, “Shqipëria fiton Shëndetësinë”!

Fillimisht ajo ka përmendur me veneracion mjekët dhe personelin mjekësor, të cilët kanë ndërruar jetë për shkak të pandemisë.

Nada Daullja ka falenderuar mjekët për përkushtimin e tyre, humanizmin e treguar dhe sakrificat e tyre në këtë periudhë të vështirë pandemie, por edhe për qëndrimin e tyre pro Partisë Demokratike!

Në takim folën shumë mjekë, personalitete të kësaj fushe në qytetin e Vlorës.

Dr. Leonard Sinani theksoi se pandemia ka shkatërruar ekonominë e familjeve shqiptare. Për të edhe kjo mënyrë vaksinimi që po kryhet është një “ç’organizim i organizuar”, ndaj PD duhet që të insistojë që për Covid-19 duhet diagnostifikim falas, kurim falas, vaksinim falas”!

Dr. Faslli Haxhiraj theksoi se gjatë qeverisjes së PD në mjekësi u bënë investime reale dhe jo bojatisje muresh apo dritaresh.

Dr. Luter Nuraj e vuri theksin tek karta e pacientit dhe mjekësia falas. Në takim folën mjekët, Antonela Agaj, Auron Rexhitaj dhe Egli Veliu, të cilët përmendën problematikat e sistemit shëndetësor dhe shprehën mbështetjen për programin e PD!

Për këtë qeveri ka nisur numërimi mbrapsht! Këtë qeveri projektesh e shëndetësie 3D e kanë braktisur të gjithë!

PD angazhohet që mjekëve t’u rikthejë dinjitetin dhe shqiptarëve shëndetësinë që meritojnë! Në 25 Prill Shqipëria fiton Shëndetësinë!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME