Nga Bujar Leskaj
“Qoftë orë e mirë”, thoshin çamët kur takoheshin me njëri-tjetrin. E pra, kjo qoftë një orë e mirë që na bëri të gjithë bashkë në këtë aleancë politike e qytetare, por edhe në këtë takim mbresëlënës me Shoqatën “Çamëria” në Sarandë. Sepse Shqipërinë e kemi bashkë; të ardhmen e kemi bashkë. Falenderim për kryetarin e Shoqatës z.Rexhep Ismaili që organizoi këtë takim dhe miqtë Robert Haxhiu dhe Hekuran Halili, të cilët përshëndetën dhe dhanë mesazhe optimiste.
Përshëndeta të pranishmit në takim, duke i ftuar të gjithë të pranishmit që të votojnë për Ndryshimin, të votojnë për të ardhmen, të votojnë për familjet, fëmijët e tyre. Mesazhe fitoreje përcollën edhe kandidatët për deputetë, Ina Zhupa, Gëzim Ademaj, Jolio Dine dhe Julian Zoto.
Anëtarët e Shoqatës “Çamëria” dhe të gjithë bashkëqytetarët tanë të komunitetit çam e duan Ndryshimin. E dëshmon pjesëmarrja e tyre, entusiazmi dhe besimi tek fitorja. Në 25 prill votojnë për numrin 9, Partinë Demokratike!