Kordinatori dhe kandidati për deputet Bujar Leskaj, takim me banorë të Kotës. Banorët e ndershëm e punëtorë të Kotës, për të cilët problem i pazgjidhur në gjithë këto vite ngelen mungesa e furnizimit me ujë, energji elektrike, papunësia e varfëria do t’i kthejnë hakun që meriton me VOTËN e përgjegjshme qeverisjes së turpit.
Ndryshimin po e gjej, po e ndiej, po e prek, po e shoh te të gjithë ata që na bashkohen. U angazhova përpara tyre se jo vetëm sot, por çdo ditë do të jem me ta. Sepse janë njerëzit e fitores. Njerëz që nuk gënjehen nga premtimet boshe! I ftova të votojnë në 25 prill, sepse Ndryshimi është më pranë se kurrë. Tani ai është vetëm në dorën tonë – te vota! Nëse duam ndryshim – votojmë numrin 9!