Categories Lajme

Bujar Leskaj takim me banorë të lagjes “Uji i Ftohtë”

Një kafe me banorë të rrugës së re, ka qenë takimi i radhës i Drejtuesit Politik të Qarkut Vlorë për Partinë Demokrarike Bujar Leskaj. Një takim i rastësishëm i cili ka mbledhur disa banorë mbështetës dhe jo të Partisë Demokratike. Leskaj në Fjalën e tij ka thënë se ndryshimi është i nevojshëm dhe një domosdoshmëri për të ardhmen e fëmijëve, të rinisë.

Të rinjtë, cdo ditë dhe më shumë të ardhmen e shikojnë jashtë vendit, këtë duhet të ndalojmë ka thënë Leskaj. Dhe ndalimi i këtij fenomeni të rrezikshëm është Programi i Partisë Demokratike.

Leskaj 1 Abuzimi i qeverisë ka kapur majat, Leskaj ka folur edhe për akuzat e Ps- se Partia Demokratike do bllokojë investimet e Vlorës, Leskaj ka thënë se Partia Demokratike kërkon të bllokojë vetëm abuzimet me tenderat miliona euro. Investimet do bëhen, por nuk do vidhet ka thënë Leskaj. Duke shtuar se vetëm me vjedhjen në projektin e Sheshit të Flamurit, mund të shtrohen rrugët në lagje të qytetit. Leskaj 2  .Siguria dhe mbështetja juaj, është garancia e fitores së nesërme ka shtuar Leskaj

Takimet spontane me qytetarët vlonjatë kanë qenë pjesa më e bukur e kësaj fushate.

I tillë ishte edhe takimi me banorë të lagjes “Uji i Ftohtë”, me të cilët bashkëbisedova dhe u angazhova se PD në pushtet do të sjellë ndryshimin, dinjitetin dhe ndershmërinë.

I ftova të votojnë në 25 prill, sepse Ndryshimi është më pranë se kurrë. Tani ai është vetëm në dorën tonë – te vota! Nëse duam ndryshim – votojmë numrin 9! Nëse nuk dalim të votojmë, do të kemi edhe 4 vite të tjera si këto. Le ta sjellim ndryshimin së bashku! Dilni dhe votoni – numrin 9 – dhe PD do të sjellë një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME