Lajme

Bujar Leskaj, takim me numëruesit, vëzhguesit e komisionerët e PD në bashkinë e Delvinës

Nga Bujar Leskaj

Zhvillova një takim me numëruesit, vëzhguesit e komisionerët e Partisë Demokratike në bashkinë e Delvinës. I falenderova për punën, përkushtimin, devotshmërinë e treguar, jo vetëm gjatë fushatës, por edhe gjatë procesit të numërimit e mbrojtjes së votave nga ana e tyre.

Puna e tyre dhe e strukturave të partisë gjatë fushatës dha frytet e veta, sepse kjo bashki pati rritjen më të madhe në zgjedhje, 73% të votave në mbështetje të Partisë Demokratike në krahasim me zgjedhjet e mëparshme të 2017.

Një falënderim i veçantë shkon për kryetarin e PD Delvinë, Hari Imeri, kandidatin për deputet, Julian Zoto, strukturat e degës dhe bordet pranë PD. Falenderim për anëtarët e Forumit Rinor dhe angazhimin e tyre në këtë fushatë si mbështetës aktivë e të pandarë të PD. I garantova miqtë demokratë që Rama këto zgjedhje të blera as nuk duhet t’i gëzojë e as do t’i gëzojë.

Strukturat e Partisë Demokratike të Delvinës, si në mbarë Shqipërinë do të vazhdojnë përballjen me regjimin e Ramës deri në rrëzimin e tij, duke grumbulluar të gjitha faktet që dëshmojnë për blerjen e votave, por edhe do të jenë në krah të luftës të kryetarit Lulzim Basha, për zbardhjen e plotë të manipulimeve e masakrës elektorale të 25 prillit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: