Categories Lajme

Bujar Leskaj, takim me të rinjtë demokratë

Drejtuesi politik i PD në Vlorë, Bujar Leskaj ka zhvilluar me degët e PD në qarkun e Vlorës disa takime ku është deklaruar mbështetja 200% të Lulzim Bashës.

Kreu i PD, Lulzim Basha u shpreh se beteja sapo ka filluar dhe se do të vazhdojë të luftojë për sigurimin e fitores dhe largimin e regjimit të Ramës.

Të rinjtë demokratë sot i falenderova për punën e tyre në zgjedhje dhe u dhurova librin e Paulo Coelhos “Manuali i luftëtarit të dritës”, nga i cili citoj:

“Të gjitha udhët e botës të çojnë te zemra e luftëtarit; ai kridhet pa ngurruar në lumin e pasioneve, që përshkojnë jetën e tij.

Luftëtari e di se është i lirë të zgjedhë atë që dëshiron; vendimet i merr me guxim, jashtë çdo interesi vetjak dhe, -nganjëherë- me një farë ngarkese marrëzie.

Ai i pranon pasionet e tij dhe i përjeton gjallërisht. Ai e di se nuk është e nevojshme të hiqet dorë dorë nga entusiazmi i fitoreve; ato janë pjesë e jetës dhe i ngazëllojnë të gjithë që marrin pjesë në to.

Luftëtari e di dallimin midis kalimtares dhe të përhershmes.”

“Manuali i luftëtarit të dritës”- fq. 22. Diskutimi me të rinjtë vazhdoi me faktin që kalimtar është Rama dhe sekti i tij, pengmarrja dhe blerja e votës së lirë dhe e mjerimit të popullit, sidomos në disa zona tejet të varfra të qarkut të Vlorës.

E përhershme është e do të jetë lufta jonë për dritën, për fitoren e qytetarëve dhe demokratëve; mbledhja, administrimi dhe sistemimi i çdo dokumenti, fakti, argumenti dhe përgatitja me seriozitet e objektivitet e Librit të Zi të masakrës së zgjedhjeve jo demokratike të vitit 2021 në Shqipëri. Partia Demokratike dhe kryetari Lulzim Basha do të ndërmarrë çdo aksion të nevojshëm ligjor, administrativ, gjyqësor para autoriteteve shqiptare e ndërkombëtare!

Demokracia nis nga vota e lirë, jo nga vota e blerë nga pushteti i sektit Rama! Beteja vazhdon!  Ne, demokratët së bashku me qytetarët e qarkut Vlorë do të fitojmë!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME