Categories Lajme

Buka rritet me 30%, ju merreni me Bashën e Berishën, reagon Braçe

TIRANË- Çmimi i bukës dhe prodhimeve të brumërave në vend do të vijojë që të rritet, ndërkohë opinioni publik në vend merret me dy kufoma politike që në 14 shtator duan të vrasin njëri-tjetrin. Kështu shkruan në një reagim ‘ulëritës’ në rrjetet sociale, deputeti socialist Erion Braçe, i cili thotë se sot karteli i importuesve të grurit, prodhimit të miellit, shitjes, prodhuesve të bukës, ka njoftuar prodhuesit e brumërave se do të rrisë çmimet me 30%.

E për deputetin e PS-së, kjo duhet të jetë në qendër të debatit të opinionit publik, e jo Basha dhe Berisha, të cilët sipas tij janë tashmë dy kufoma që luajnë luftash, ndërkohë që importuesit e grurit do të rrisin me 30% çmimet.  ‘Pupupupupupu; Sot dita e katert, e gjithe media vijon merret me dy kufoma qe luajne luftash!E vrau, nuk e vrau, e kalli, nuk e kalli, eshte nul, nuk eshte nul, e hoqi, nuk e hoqi,  tani qe e hoqi cfare do bej ai, rruget, alternativat, po nuk e pati hequr cfare do bej ai qe nuk e hoqi etj etj etj! Dy kufoma qe mbajne peng gjithe debatin publik ne kete vend!

Nderkohe iku, u harrua karteli i importuesve te grurit, prodhimit te miellit, shitjes, prodhuesve te bukes; Sot karteli ka njoftuar cdo prodhues brumerash se do rrise cmimet me 30%! Merruni me dy kufoma qe bejne sikur vrasin njeri tjetrin ne 14 shtator!’- shkruan Braçe. Në Shqipëri është rritur çmimi i bukës dhe prej ditësh furrat po shesin me çmim deri në 10% më të lartë. Shkak për këtë është bërë shtrenjtimi i miellit, si pasojë e mungesës së grurit që importojnë nga jashtë. Përpunuesit e miellit paralajmërojnë se shumë shpejt do të rritet edhe çmimi i makaronave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME